Topalli ne Fushe-Arrez

07/05/2009 23:20

Nenkryetarja e Partise Demokratike dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi nga Fushe-Arrezi opoziten se ka votuar kunder cdo nisme ligjore qe sillte ndryshimin.

“Kur ne dyfishonim buxhetin, ata votonin kundra, kur ne rritnim rrogat ata votonin kundra, kur ne rritnim pensionet ata votonin kundra, kur ne votonim per kontrata per koncesione per investime per miliona dhe miliarda dollare qe duhet te investohen ne Shqiperi, ata perseri votonin kundra”, eshte shprehur Topalli.

Kete Shqiperi te re, sipas konceptimit te mazhorances, zv/kryeministri Genc Pollo ne Rozhnik te Beratit e pa ne kendveshtrimin e sigurise.

“Ne kuptimin qe nuk eshte nje shtet i dominuar nga banditet, por eshte nje shtet i sunduar nga ligji. Mendoni ku ishim ne 2005 me qytete si Lushnja qe ishin ne kontrollin e komisariatit te policise, por te komisariatit te bandes”, tha Pollo.

Ministri i Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjate takimit ne Komunen Golem te Lushnjes, u ndal ne vecanti ne investimet e kryera ne zonat rurale.

“Vetem subvencione ne rrethin tuaj per kultura te vecanta, sikurse jane drute frutore apo vreshtat, jane 1 miliarde e 200 milione leke”, deklaroi Olldashi.

Top Channel