Tepelene, kapen hajdutet e kasafortave

07/05/2009 08:10

Operacioni i koduar “Kasaforta” i policise se Gjirokastres eshte finalizuar me prangosjen e dy te rinjve nga fshati Valare, i Gjirokastres, te cilet dyshohet se jane autore te disa grabitjeve me thyerje kasafortash.

Te rinjte akuzohen se kane vjedhur leket ne arkat e disa komunave ne Gjirokaster dhe Tepelene. Arrestimi eshte bere gjate, nga agjentet e sektorit kunder krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Tepelene.

Sipas burime zyrtare nga policia behet e ditur se jane ndaluar Sali Goxhaj, 23 vjeç dhe Erion Stroka, 20 vjeç. Djemte, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane vjedhur me thyerje arken e Komunes Kurvelesh te rrethit Tepelene, nga ku kane mundur te marrin kasaforten ne te cilen ndodheshin 350 mije leke, qe ishin per pensionet e invalideve dhe asistencen sociale.

Top Channel