SHBA, nje hacker kercenon Virxhinian

07/05/2009 18:45

Kerkon 10 milione dollare, ndryshe do te nxjerre ne web informacionet personale te miliona banoreve te Virxhinias.

FBI eshte vene ne kerkim te nje hacker-i qe ka “futur duart” mbi dosjet me te dhenat shendetesore te te gjithe shtetit.

Shantazhi eshte shfaqur ne web site-n Wikileaks dhe ka bere qe ndaj piratit informatik te nise nje gjueti e vertete.

Ai ka njoftuar se ka ne dore 8 milione dokumente te pacienteve dhe 35 milione receta mjekesore.

Top Channel