
Kryetari i opozites, Edi Rama eshte ndalur sot ne nje takim me drejtues te Muzeut te Shkencave te Natyres, godina e te cilit pak kohe me pare me vendim te Gjykates se Larte i kaloi pronareve.
Politika, tha Rama, duhet t’i sherbeje njerezve, jetes dhe mirqenies. “Pas 28 qershorit ne do te levizim ne menyre konkrete me qellim qe secili te marre ate qe i takon”, ka deklaruar Rama.
Zoti Rama i drejtoi nje apel edhe presidentit te Republikes dhe te gjithe njerezve te shkences dhe kultures per te mbrojtur kete pasuri.
“Nga ana tjeter do te jete rruga e shqyrtimit shume te imet te fakteve qe kane cuar ne kete vendim absurd, pasi ne nuk mund te jemi shurdhe karshi kesaj pasurie dhe kerkeses se brezave te femijeve qe do te vijne, qe ua kemi borxh”, ka shtuar Rama.
Top Channel