Projekti i G99 mbeshtetet nga socialistet

07/05/2009 15:55

Ende pa e testuar veten ne zgjedhje, partia e re G99 ka shenuar arritjen e pare te vertete politike. Behet fjale per voten e emigranteve, nje platforme e perqafuar publikisht nga aleati i tyre i madh, drejt te cilit Veliaj nuk i kursen elozhet. (UPDATE)

“Me vjen mire qe aleati yne kryesor ne kete koalicion, eshte nje njeri parimor dhe nje grupim parimor, i cili e bazon koalicionin jo ne ndarje postesh dhe ofiqesh por ndarje vlerash dhe parimesh. Une te jam mirenjohes, Edi, qe ke perqafuar kete ide dhe kete nisme”, u shpreh Veliaj.

Emigrant, qe 10 vjec dhe me pas student jashte vendi, Veliaj qe eshte investuar ne kete platforme, ka shpjegimin e vet, se pse kjo nuk u mbajt parasysh per keto zgjedhje.

“Berisha e kupton se emigrantet duke ditur standartet e vendeve ku jetojne , do te kerkonin zbatimin e tyre edhe ne Shqiperi. Por ketu ka disa njerez qe kane frike nga standartet europiane”, u shpreh Veliaj.

Kreu i opozites Rama le te kuptohet se me kete dalje publike ai i beson vertet dhe nuk po ben show-n elektoral te radhes.

“Duke perqafuar plotesisht alternativen e Grupimit 99, ne hapim nje faqe te re ne historine e demokracise shqiptare”, u shpreh Rama, duke shtuar se projekti do te perqafohet edhe nga aleatet e tjere:

“Ne ditet e para qe qeverise sone ne do te fillojme punen per ta kthyer ne nje projekt qe te gjithe aleatet do ta njohin si projektin e tyre te perbashket”, u shpreh Rama.

Por vote do te thote interesim dhe Rama e ka gati oferten e vet programore per emigrantet: nje kanal te 2 ne televizionin publik per mesimin e gjuhes shqipe, transformim i kushtet te sherbimit ne ambasada dhe konsullata, perfshire aplikimin atje per pasaportat biometrike, njohje e kontributeve te sigurimeve shoqerore per efekt pensioni nga marreveshjet dy paleshe dhe nje pakete stimuluese per investimet e emigranteve ne ekonomi.

Qe tani, emigrantet kontribuojne ne ekonomine shqiptare me shume se vete investimet e huaja direkte. Dhe Rama thote se ajo qe i jep kuptim qytetarise, eshte pjesemarrja ne ate ceremoni te madhe te demokracise, qe jane sipas tij zgjedhjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta