
Shoqatat e biznesit, si rrallehere jane bashkuar te gjitha ne nje ze, duke i bere thirrje politikes qe te miratoje urgjent ligjin per gjykatat administrative.
“Shprehim keqardhjen qe ky projektligj nuk eshte perfshire ne kalendarin e punes per seancen e dates 11 maj, duke rrezikuar miratimin e ketij ligji”, u shpreh Genc Boga, i Dhomes Amerikane te Tregtise.
Perfaqesuesit e sipermarrjes thane se nese parlamenti nuk do e miratoje ligjin brenda kesaj legjislature, per ta shtyre ate serish, atehere kostot per biznesin do te ishin te renda
Gjykatat administrative do te gjykojne vetem konfliktet biznes- shtet. Vitet e fundit qeveria ka miratuar nje sere ligjesh, te cilat sipas biznesit i kane dhene shume fuqi administrates, kryesisht asaj tatimore duke e lene biznesin te pambrojtur ndaj abuzimeve te zyrtareve.
Ndaj dhe ndertimi i gjykatave administrative ka qene nje nga kerkesat kryesore te sipermarrjes, te cilat do i garantonin asaj barazi ne konfliktet me shtetin.
Top Channel