Gjana kundershton PS: 2008 me rritje

07/05/2009 16:55

Viti 2008 ka vertetuar nje tendence ne rritje te prodhimit te produkteve bujqesore vendase.

Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, paraqiti sot shifrat e prodhimit bujqesor te nje viti me pare.

“Edhe 2008 ka vertetuar tendencen tone te rritjes se prodhimeve nga bujqesia. Krahasuar vetem nje vit me pare jane shenuar hapa te rendesishem ne raportin mes sasive te prodhuara ne vend me ato qe vijne nga importi”, u shpreh Gjana.

Ministri tha se qeveria nepermjet programeve te saj per bujqesine do te vazhdoje te rrise prodhimin e atyre produkteve me te cilat Shqiperia mund te behet konkuruese ne treg.

Ministri i Bujqesise i reklamoi keto shifra ne kunderpergjigje te programit socialist per rimekembjen e bujqesise dhe agro-industrise ne fshat.

Top Channel