Basha, premtime emigranteve ne Greqi

07/05/2009 20:15

Ministri i Jashtem Lulzim Basha gjate nje takimi me perfaqesuesit e shoqatave te emigranteve shqiptare ne Greqi theksoi tre drejtimet kryesore ku qeveria po tregon kujdesin e saj ndaj shtetasve shqiptare, qe punojne dhe jetojne jashte vendit, vecanerisht ne shtetin fqinj.

Sipas zotit Basha, se shpejti dy qeverite pritet te firmosin nje marreveshje per sigurimet shoqerore dhe pensionet e emigranteve ne Greqi, marreveshje qe po negociohet aktualisht me Athinen, pasi u ra dakort ne parim mes kryeministrave Berisha dhe Karamanlis.

“Jam i bindur se djersa e emigranteve do te shperblehet jo vetem me rrogat mujore dhe vjetore, por edhe ne formen e nje pensioni per vitet e pleqerise dhe familjet e tyre”, ka pohuar Basha.

Prioriteti tjeter eshte mesimi i gjuhes shqipe dhe pervec berjes funksionale te nje rrjeti qendrash per mesimin e gjuhes do te shfrytezohet edhe mundesia e programeve te vecanta satelitore.

Prioriteti i trete, por jo me i parendesishem, per qeverine, sipas ministrit te Jashtem eshte puna per liberalizimin e vizave.

“Qe do te thote se me arritjen e ketij objektivi, qe do ta arrijme shume shpejt, te gjithe ata familjare qe jetojne ne Shqiperi dhe qe nuk kane marre dot nje vize per te takuar familjaret e tyre, se shpejti nuk do ta kene me kete problem”, ka theksuar Basha.

Top Channel