Arrestohet diplomati me 65 kg heroine

07/05/2009 22:45

Vetem ne mbremjen e se enjtes, Ministria e Jashtme dha versionin e saj zyrtar ne lidhje me arrestimin ne Turqi te diplomatit shqiptar Agim Haxhia, i dyshuar per trafik droge.

Sipas njoftimit zyrtar, Agim Haxhia, sekretar i dyte ne ambasaden shqiptare ne Maqedoni, i kishte humbur lidhjet me te afermit dhe perfaqesine tone ne Shkup, qe me date 1 maj.

Nisur nga mundesia e udhetimit te tij drejt Turqise, Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme, nepermjet oficerit te kontaktit te Policise se Shtetit ne ambasaden tone ne Ankara, u interesua prane autoriteteve turke lidhur me hyrjen eventuale ne territorin e Turqise te shtetasit ne fjale, vendndodhjen e tij, si edhe per ndonje aksident te mundshem.

Ne vijim te kesaj kerkese, Drejtoria e pergjithshme e Policise turke informoi oficerin shqiptar te kontaktit se diplomati Agim Haxhia ishte futur ne territorin turk me automjet nepermjet kufirit tokesor me Bullgarine me 1 maj dhe deri ne ate moment nuk kishte te dhena per ndonje aksident.

Pas pohimit verbal per hyrjen ne Turqi te shtetasit shqiptar, Departamenti i Kufirit dhe i te Huajve prane Drejtorise se pergjithshme te policise turke, njoftoi me 6 maj edhe zyrtarisht me shkrim oficerin tone te kontaktit.

“Pas disa komunikimesh mes perfaqesise sone dhe autoriteteve policore turke – thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme -vetem te enjten me 7 maj ne oren 17:45, policia e Stambollit percolli me faks njoftimin per ndalimin e shtetasit Agim Haxhiu me akuzen per tregtim te lendeve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar te diplomacise shqiptare, Agim Haxhiu eshte ndaluar ne segmentin rrugor Stamboll-Edirne me date 2 maj dhe aktualisht ndodhet ne burgun Maltepe te Stambollit. Vendndodhja konfirmohet edhe nga konsullata e pergjithshme shqiptare ne Stamboll.

Me heret gjate dites se enjte, burime te mireinformuara qe kishin shperndare lajmin, kishin pohuar se lenda narkotike ishte 65 kilograme heroine e paster.

Po ashtu sipas te njejtave burime, Agim Haxhia udhetonte me makinen e ambasades, me targa diplomatike.

Nuk ka shume informacion nese ka te tjere te arrestuar ne kete operacion apo nese Haxhiu ishte pjese e ndonje rrjeti nderkombetar te trafikut te drogave, apo perdorej nga ndonje organizate per shkak te lehtesirave te levizjes me makinen dhe pasaporten e tij diplomatike.

Zyrtari i arrestuar nuk ben pjese ne listen e diplomateve te karrieres, pasi ai eshte perfshire ne radhet e sherbimit diplomatik rreth tre vjet me pare, ndersa punonte si gazetar ne Agjencine Shteterore te Lajmeve, ATSH.

Pak muaj me pare ishte ambasada jone ne Rome qe u perfshi ne nje skandal te ngjashem.

Por atehere ishte shoferi i ambasades qe u kap nga policia italiane, duke transportuar droge.

Kesaj radhe behet fjale per nje rang te larte diplomatik.

Por ne njoftim e fundit mbremjen e se enjtes, Ministria e Puneve te Jashtme bente kujdes te theksonte se “sekretari i dyte i ambasades sone ne Shkup, nuk gezonte me asnje privilegj dhe imunitet diplomatik dhe do te procedohet sipas ligjeve ne fuqi ne Republiken e Turqise dhe sipas konventave nderkombetare”.

Top Channel