
Ministri i Financave Ridvan Bode ia ka faturuar biznesit deshtimin e nismes per nje amnisti te pergjithshme fiskale, e cila do te legalizonte asetet e padeklaruara te bizneseve.
Nisma, e cila eshte lancuar fillimisht nga biznesi, ka per qellim te ligjeroje kapitalet e fshehura te biznesit.
Qeveria thote se nese ajo do mberrije ne forme zyrtare do te merret ne konsiderate
“Varet nga kerkesat qe do te behen dhe sa u sherbejne ato interesave te vendit”, u shpreh Bode.
Pak kohe me pare qeveria shpalli faljen e nje pjese te gjobave dhe interesave, mbi detyrimet e prapambetura ne dogana. Por biznesi thote se efektet e kesaj amnistie ne ekonomi jane te paperfillshme, ne raport me legalizimin aseteve te fshehura, te cilat do te mund esonin clirimin e kapitaleve te medha ne ekonomi.
Top Channel