Velipoje, Topalli: Shqiperia po ndryshon

06/05/2009 23:40

Ne Velipoje, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli peruroi shkollen e re, nje investim prej 320 milione lekesh.

Zona, sipas kryetares Topalli, ka njohur ne kater vitet e fundit ndryshimet te jashtezakonshme ne infrastrukture.

“Vij ketu ne Velipoje, rruge te reja ujesjelles i ri, ndertime te reja. Kjo eshte Shqiperia qe po ndryshon”, eshte shprehur Topalli.

Kurse deputeti Aldo Bumci ne emer te Partise Demokratike akuzoi per keqadministrimin e tregjeve te Tiranes kryetarin e bashkise Edi Rama, i cili sipas demokrateve taksat e mbledhura nuk i shperndan per zhvillimin e zones.

“Rama ka 9 vjet si kryetar i bashkise dhe nuk ka bere asgje. Eshte nje deshmi e qarte e paaftesise se Rames per te drejtuar qytetin”, tha Bumci.

Top Channel