PS: Jemi te shqetesuar per leternjoftimet

06/05/2009 17:45

PS i rikthehet shqetesimit konstant ne axhenden e saj politike, ceshtjes se pajisjes se shtetasve me leternjoftime elektronike.

Ankesa vjen pas vendimit te qeverise te enjten per pajisjen me leternjoftim te shtetasve shqiptare pa pasaporte me 200 leke.

“Denoncojme kete situate te papranueshme, si dhe perhapjen e pasaportave te vjetra qe ndodhen stok ne Ministrine e Brendshme”, ka deklaruar keshilltari ligjor i PS, Damian Gjiknuri.

PS thote se ne 38 njesi vendore nuk jane hapur ende zyra aplikimi, duke rrezikuar pjesmarrjen ne votim te 25 mije shtetasve, dhe se transporti falas qe premtoi kryeministri ne komuna te largeta nuk po funksionon.

“PS eshte e angazhuar qe ky proces te perfundoje sa me pare, por nese kjo nuk behet ne do te rishikojme pozicionin politik ne lidhje me zgjedhjet”, ka shtuar Gjiknuri.

PS thote gjithashtu se ne pjesen me te madhe te njesive vendore nuk po zbatohet vendimi i mehershem i qeverise, per personat qe perfitojne ndihme ekonomike.

Selia roze i ben thirrje qytetareve pa pasaporte qe te aplikojne per leternjoftim dhe te mos dekurajohen nga pengesat, por t’i denoncojne ato.

Top Channel