Meksi: Zgjidhje ceshtjes se pronave

06/05/2009 18:20

Kryetari i koalicionit Poli i Lirise, Aleksander Meksi ka deklaruar se ky fraksion politik synon t’i jape zgjidhje problemeve me te ndjeshme te shoqerise shqiptare.

Ne nje interviste per VOA, Meksi eshte shprehur se perparesi do t’i jepet ceshtjes se pronave, e cila sipas tij ka penguar zhvillimin e vendit.

“Ne programin tone ofrojme zgjidhjen e ceshtjes se pronave. Kjo ceshtje ka penguar zhvillimin e vendit dhe investimet e huaja per shkak te problemeve. Zgjidhja e ketij problemi eshte ne dobi te shqiptareve dhe pronareve”, ka pohuar Meksi.

Ish-kryeministri i Shqiperise ka premtuar gjithashtu zhvillim te ekonomise, si dhe perforcimin e shtetit ligjor.

“Ne synojme nje zhvillim te ekonomise dhe vec kesaj jemi per perforcimin e shtetit. Synojme te kemi permiresime te Kushtetutes dhe jo sic ka ndodhur para disa vitesh kur u shtuan anetaret e KQZ-se. Gjithashtu, ne jemi qe si reforma ne drejtesi dhe ajo ne institucione te behet ne Parlamentin e ri”, ka theksuar Meksi.

Ai ka nenvizuar se nje tjeter synim eshte reformimi i partise LZHK, ku zgjedhjet do te behen me parimin nje “anetar nje vote”, “ndryshe nga PD ku jane bere emerime te katapultuara dhe askush nuk eshte zgjedhur”.

Meksi ka shtuar me tej se fraksioni politik i drejtuar prej tij nuk synon te formoje koalicion me partite e majta per shkak te ndasive te shumta dhe se vetem ai do t’i sjelle Shqiperise ndryshimin e vertete.

Top Channel