Kredia, Berisha u pergjigjet kritikave

06/05/2009 22:45

Kryeministri Sali Berisha i eshte pergjigjur kritikave per kredine prej 250 milione eurosh te marra dy dite me pare nga qeveria per rrugen Durres-Kukes.

Pavaresisht se kjo shume eshte me e shtrenjta e marre ne historine e financave shqiptare dhe vjen pikerisht ne nje periudhe krize ekonomike globale, kryeministri e cilesoi ate si tregues te stabilitetit ekonomik ne vend dhe besimit qe tregjet financiare kane tek ajo.

“Ne nje kohe ku shume qeveri te tjera nuk sigurojne dot kredi, Ministria e Financave e siguroi kete ne saj te besimit te madh qe tregu boteror ka ne tregun financiar te Shqiperise. Ndaj saj tregjet financiare ruajne besim te plote”, tha Berisha.

Qeveria ka miratuar edhe nje vendim per mbrojtjen e vecante personale te familjes dhe prones se gjyqtareve dhe per sigurimin e jetes dhe prones se tyre.

Me kete rast kryeministri theksoi se shteti duhet t’u ofroje mbrojtje te forte te gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve te cilet perballen cdo dite me krimin.

Top Channel