Zhdukja e Remzi Hoxhes, deshmon ish-kreu i SHIK-ut te Lezhes

05/05/2009 10:20

Ish-kreu i SHIK-ut te Lezhes ne vitin 1997, ka deshmuar sot ne procesin gjyqesor per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Mark Frroku ka treguar se nga takimet me disa punonjes te nje vile ne Vain te Lezhes, kishte mesuar se atje ishin mbajtur per disa dite dhe ishin keqtrajtuar fizikisht disa persona. Frroku ka rrefyer se kishte takuar edhe njerin prej deshmitareve kryesore te procesit ndaj ish zyrtareve te SHIK-ut, qe akuzohen per torturimin dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha, Ziso Kristopullin, ne kohen qe ai kishte shkuar per te identifikuar vendin.

Sipas deshmise se ish-kreut te SHIK, vete Kristopulli ka pohuar se ndaj tij ishte ushtruar dhune psikike. Ai ka sqaruar se pas marrjes se ketij informacioni kishte vene ne dijeni kreun e pergjithshem te SHIK-ut te atehershem, Fatos Klosi.

Top Channel