Rritet numri i te prekurve nga alergjia

05/05/2009 16:25

Ardhja e pranveres ka sjelle edhe rritjen e numrit te personave te prekur nga alergjite.

Profesor Sybi Musollari sqaron se 40 % e personave alergjik qe nuk mjekohen kthehen ne astmatik.

“40 perqind e te semurve qe nuk trajtohen perfundojne me astme dhe kete nuk e kuptojne”, u shpreh pneualergologu, Musollari.

Organizata Boterore e Shendetese ka sqaruar se 80 % e alergjive po shkaktohen nga ndotja e mjedisit dhe vetem 20% nga klima.

“Fakt eshte se alergjite vijne duke u shtuar dhe ato jane te veshtira per t’u mjekuar. Ajri, makinat, gazrat e helmet e ndryshme rrisin mundesine e shtimit te te prekurve me astme”, u shpreh Musollari.

Mjeket kerkojne qe qytetaret te cilet kane kolle te thate, por edhe teshtima te kerkojne ndihmen e mjekeve.

Top Channel