Klinikat do perdorin vete te ardhurat

05/05/2009 16:25

400 qendra shendetesore ne vend, do t’i perdorin 100% vete te ardhurat dytesore qe grumbullohen nga sherbimi qe u ofrohet pacienteve te pasiguruar apo nga aplikimet dhe analizat per t’u pajisur me patente.

Keto para do te perdoren per investime nga vete qendrat shendetesore.

Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, njoftoi vendimin qe pritet te merret nga Keshilli i Ministrave per t’ia kaluar te ardhurat dytesore poliklinikave. Por mjeket kerkuan qe ne poliklinika te mundesohen te gjitha sherbimet, ne menyre qe njerezit te mos jene te detyruar t’u drejtohen klinikave private per analizat, duke paguar nje fature te larte financiare.

Neper poliklinika ka nisur shperndarja e kompjuterave dhe printerave me qellim krijimin e te dhenave per cdo pacient dhe semundjen qe ai mbart. Ky proces pritet te nxjerre jashte perdorimit kartelat ku te dhenat e pacientit hidhen me dore.

Top Channel