Kartat, posta: Aplikimi ne te gjithe vendin

05/05/2009 19:35

Drejtori i pergjithshem i Postes Shqiptare Arqile Gorea, tha se te gjithe filialet e postes ne mbare vendin jane pajisur me udhezimin e Ministrise se Financave dhe listat e Ministrise se Brendshme me personat qe nuk kane pasaporte.

Ky veprim ndodh pas vendimit te se enjtes te qeverise qe perfshiu nje tejter kategori shtetasish te cilet nuk kane pasaporte dhe qe perfitojne pagesen 200 leke per karten e identitetit.

“Ju bej me dije se jane printuar dhe shperndare listat sipas zyrave postare te njesive vendore. Shqiptaret e kane emrin prane zyres se njesise vendore ku banojne. Per njerezit qe kane humbur pasaporten dhe s’kane denoncuar humbjen, eshte krijuar nje formular nga Ministria e Brendshme, per plotesimin e te cilit mjafton qe personi te paraqitet me patente ose certifikate me fotografi”, ka deklaruar Gorea.

Drejtuesi i larte i Postes Shqiptare tha se deri tani ne te gjithe vendin jane pajisur me kuponin e kartes se identitetit afro 800 mije shtetas. Me heret per kete ceshtje shkembyen replika edhe perfaqesues te dy partive te medha.

Top Channel