500 “shpirtra” ne radhe per ne 28 qershor

05/05/2009 19:20

Listat e votuesve ende nuk jane pastruar nga personat e vdekur. Varri i shtetasit Bledi Mali eshte deshmi se ai ka vdekur ne vitin 2004, por per shtetin shqiptar ai figuron i gjalle dhe si rrjedhoje emri i tij eshte perfshire ne listen e  votuesve.

Kjo do te thote se ne 28 qershor ky person duhet te paraqitet ne votim. Nga kerkimet ne listen zyrtare te zgjedhesve perkon data e lindjes, nderkohe qe edhe pse i vdekur prej te pkaten 5 vjetesh, ketij personi i eshte caktuar edhe qendra e votimit ne fshatin Ravonik te Korces.

Listat tashme jane afishuar me qellim qe shtetasit te dijne ne kohe vendvotimet ku duhet te drejtohen. Por nga keto lista nuk jane pastruar te vdekurit, gje qe mund te kompromentoje procesin zgjedhor ne rastin se nje tjeter person paraqitet me identitet te nje shtetasi te vdekur ne vitet e fundit. Vetem ne bashkine e Korces mendohet se jane rreth 500 te vdekur votues.

“Po ashtu kemi vene re se shume persona te tjere qe kane nderruar jete jashte shqiperise rezultojne ne keto lista. Shifra e ketyre personave eshte rreth 500”, deklaron Mikel Llogori, drejtor i informacionit ne bashkine e Korces.

Listat e zgjedhesve ne Korce mbajne emra te qindra personave te vdekur ne periudha te ndryshme, me nje shtrirje mbi nje shekullore.

Nisur nga mosha keta persona qe per nga viti i lindjes rezultojne mbi 100 vjecare, jane te perjashtuar nga kategoria e votuesve.

Top Channel