Martanesh, atje ku minatoret punojne si ne mesjete

04/05/2009 21:35

Ashtu si ne Bulqize edhe ne minierat e Martaneshit, minatoret kane humbur shpesh here jeten.

Kamera e Top Channel ka hyre disa kilometra ne thellsesi ne galerite ku qindra minatore punojne jashte cdo kushti te sigurimit teknik.

Cdo dite jeta e minatoreve eshte ne rrezik por varferia i detyron te mos marrin parasysh asgje. Bashkimi eshte nje minator qe ka punuar prej vitesh, por tani nuk mund te punoje me per shkak te dy infarkteve qe ka pesuar.

“Me 6 mije leke une duhet te blej ilacet e mija dhe te gruas. Une jetoj vetem me 63 mije leke ndihme ekonomike”, tregon Bashkimi.

Ndersa minatoret e tjere, qe punojne ne ambjente dhe kushte parahistorike, shprehen se pensionin nuk do ta kapin kurre, por jane te detyruar te punojne per shkak te varferise qe ka kjo zone.

Ne minierat e Martaneshit, ku punojne rreth 600 minatore, jane te shumte ata qe kane humbur jeten, por familjet e punetoreve heshtin per shkak te varferise.

Top Channel