Korpusi i Vullnetareve pastron bregdetin e Vlores

04/05/2009 08:35

Mbi 400 te rinj, inteletuale e nepunes iu bashkuan thirrjes se Korpusit Shqiptar te Vullnetareve per te marre pjese ne aksionin e pare masiv per pastrimin e bregdetit te Vlores nga mbeturinat urbane.

Nisja e aksioneve eshte faza e dyte e levizjes mjedisore te ndermarre nga Forumi i Medimit te Lire. Rreth 100 studente udhetuan me autobuze nga Tirana per t’u bashkuar me vullnetaret e Vlores.

Drejtori i Forumit te Mendimit te Lire, gazetari Mentor Kikia, tha se kjo eshte e para nisme serioze dhe e madhe vullnetare, qe synon qe aksionet per pastrimit te mos jene vete nje show televiziv por veprime qe te kene produkete konkrete.

Rreth 7 kilometra vije bregdetare, ne plazhin e vjeter dhe plazhin e Zvernecit u pastruan. Rreth nje mije thase plastmasi u mbushen me mbeturina dhe u larguan nga zonat qe frekuentohen nga pushues ne stinen e veres. Por situata mjedisore e ndotjes nga mbeturinat, vazhdon te jete tejet e rende.

Pergjate gjithe bregdetit pyjet dhe brezi ranor jane teresisht te kontaminuar. Qindra lokale hedhin ne pyll mbeturinat qe prodhojne dhe mijera njerez hedhin serish ne pyje e rere mbeturinat gjate frekuentimit te parqeve ne sezonin turistik.

Top Channel