Mister vrasja e deputetit Fatmir Xhindi

03/05/2009 12:10

Nuk ka ende asnje gjurme te autoreve te vrasjes se deputetit deputetit socialist Fatmir Xhindi, i cili u  ekzekutua ne afersi te baneses se tij rreth ores 21 e 15 minuta te se shtunes.

Krimi ndodhi ndodhi ne momentin qe do te hynte ne banesen e tij ne qytezen e Roskovecit ne Fier. Edhe pse familjaret e tij e kane derguar menjehere drejt spitalit deputetin, ai nuk ka mundur dot te shpetoje, si pasoje e plageve te renda te marra ne trup.

Deputeti socialist eshte qelluar me arme kallashnikov nga nje afersi prej pak metrash, nga te pakten dy persona qe ishin duke e pritur. Ai eshte qelluar me bresheri plumbash brenda ne makinen e tij, nga pjesa e pasme dhe po me te njejten makine familjaret e kane derguar ne spital.

Madje edhe vete policia ka mesuar mbi vrasjen kur eshte konstatuar makina e deputetit Xhindi, qe po udhetonte me shpejtesi dhe ishte e shpuar nga plumbat. Edhe pas deshmive te marra nga policia, vrasja e deputetit Fatmir Xhindi mbetet ende pa motiv, ndersa rrethanat dhe menyra se si ndodhi perkon me nje vrasje me paramendim.

Momenti i vrasjes ishte shume i favorshem per vrasesit, te cilet u larguan pa u pare nga askush pasi ne ate kohe banoret e Roskovecit, ose kane qene ne banesen e tyre, ose ne bare dhe lokale per te ndjekur ndeshjen Real Madrid- Barcelona. Hetimi per vrasjen e deputetit Xhindi do te ndiqet nga nje grup i prokuroreve te krimeve te renda. Ketij grupi i eshte bashkuar per te ndihmuar ne hetime edhe nje pjese e drejtuesve kryesore te policise se shtetit te drejtuar nga Ahmet Prenci, i cili ne nje prononcim per Top Channel tha se po punohet per gjetjen e autoreve, po nuk dha ndonje informacion per  dyshimet e ngritura nga policia.

Edhe rrethanat e sqaruara prej drejtorit te pergjithshem te policise konfirmojne vrasjen me paramendim. Prenci urdheroi pak minuta pas vrasjes venien ne gatishmeri te te gjithe efektivave te policise ne te gjitha vendin. Postbolloqet kryesore jane ngritur pothuajse ne te gjitha rruget hyrese dhe dalese te Roskovecit, por edhe ne qytetet prane, Berat dhe Fier. 

Top Channel