KQZ tenton rezultatin pas mbylljes se votimeve

02/05/2009 15:00

Rezultati i zgjedhjeve te ardhshme parlamentare mund te mesohet brenda 24 oreve nga mbyllja e kutive te votimit, nga vete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne kete gare te re qe KQZ do te tentoje te fitoje kryesisht me mediat e pastaj me besimin e shqiptareve, atij do t’i vije ne ndihme sistemi i monitorimit me kamera ne kohe reale.

Nje sistem qe po funksionon qe prej 2 muajsh per mbledhjet e KQZ-se, cka ben te mundur ndjekjen e tyre on line ne çdo cep te botes.

Sipas zedhenesit Leonard Olli, kjo rrit transparencen dhe jep mundesi te merresh edhe me dicka tjeter. Si p.sh te interesohesh ne internet, po ne faqen e KQZ-se, per listat e zgjedhesve. Pas nje kerkimi te shpejte, u verifikua se nje votues jo vetem e ka emrin ne liste, por aty saktesohet edhe se ne cilen qender votimi i duhet te shkoje me 28 qershor.

Nderkaq mbledhja e KQZ-se vazhdon, gjithmone on line, nen vezhgimin e kamerave te vendosura ne salle. Sipas te njejtit parim, te sanksionuar edhe ne Kodin Zgjedhor, cdo tavoline ku do te numerohen votat do te mbulohet nga nje kamera me rezolucion te larte, imazhet e se ciles do te shfaqen ne nje monitor. Per zgjedhjet e ardhshme KQZ ka percaktuar 66 vende te numerimit te votave. Numerimi ne rang republike do te monitorohet nga rreth 400 kamera. Me inisiative te vete KQZ-se, ketyre do t’u shtohen edhe 66 kamera te tjera, qe do te japin nje pamje 360º te seciles salle ku po numerohen votat.

“Keto 66 kamera do te rrisin jo vetem transparencen mbi ate se c’ndodh, po do te publikojne rezultatet online dhe ne kohen 0”, u shpreh Olli.

Nderkohe qe dy monitore te medhenj do te japin grafikisht rezultatet, ne monitore te tjere anetaret e KQZ-se dhe mediat e akredituara do te ndjekin drejtpersedrejti gjithe çka ndodh gjate procesit te numerimit. Jo me informacione me faks, telefon, apo me goje, informacion shpesh i ndryshuar apo edhe i fryre, qe do kohe te vertetohet. Gjithcka do te jete ne video dhe ne kohe reale.

Top Channel