Izraeli bombardon tunelet ne Gaza

02/05/2009 13:40

Avionet luftarake izraelite kane goditur serish sot tunelet ne kufirin midis Rripit te Gazes dhe Egjiptit.

Sulmet ndodhen, pasi militantet palestineze hodhen tre motraja ne nje zone bregdetare izraelite. Sipas ushtrise qe konfirmoi sulmet ajrore prane qytetit Rafah, nuk ka njoftime per viktima.

Izraeli rinisi bombardimin e tuneleve ku kalojne armet kontrabande pas nje periudhe pushimi.

Megjithate, edhe militantet palestineze nuk kane qelluar me raketa, qe pas perpjekjes se Egjiptit qe dy palet te zbatonin armepushimin e 18 janarit.

Top Channel