Fier, tentoi te vrase familjen, arrestohet 33 vjecari

02/05/2009 21:55

Policia e qytetit te Fierit ka arrestuar mbremjen e sotme nje 33 vjecar qe tentoi te vriste anetaret e familjes se tij.

Lajmin e ben te ditur policia lokale, sipas te ciles shtetasi Leon Qahja u ndalua ne kohen e duhur nga efektivat e policise, teksa po tentonte te hidhte nje granate drejt gruas dhe femijeve te tij.

Sipas burimeve, 33 vjecari pas prangosjes eshte derguar ne komisariat, ku pritet te merret ne pyetje, ne menyre qe te zbardhen edhe shkaqet e tentatives se tij.

Top Channel