“Big Brother” ne 28 qershor

02/05/2009 15:20

Procesi i numerimit te votave, premton te mos kete asgje te fshehte per publikun.

Ne video mund te shihni pamjet ekskluzive te simulimit te nje procesi numerimi votash.

Simulimi eshte organizuar pak dite me pare ne shkollen “Vasil Shanto” per llogari te KQZ-se dhe eshte filmuar nga firma shqiptare qe ka fituar tenderin e kamerave.

Rolin e numeruesit te pare e luan nje inspektor i KQZ-se, nen vezhgimin e anetareve dhe specialisteve te institucionit. Kamera do te jete vendosur vertikalisht mbi tavolinen e numerimit, e lidhur me nje ekran te sheshte.

Numeruesi i pare, pasi te kete prere kodin e sigurise se kutise, do t’i nxjerre fletet per t’i vendosur fillimisht me pjesen e pasme nga ana e siperme. Fletet e stivosura do te numerohen nga numeruesi i pare, i cili ne fund ia ben te ditur shifren anetareve te grupit dhe vezhguesve te subjekteve zgjedhore.

Nese nuk do te kete kontestime, do te kalohet ne numerimin e seciles prej votave, kesaj here nga ana e perparme. E gjithe kjo, ne veshtrimin e kameras mbi tavoline. Nderkohe qe nje kamera tjeter me pamje 360º do te vezhgoje tere sallen. Jane planet e kesaj kamere, qe do te dergohen ne KQZ. Kjo eshte pjese e kontrates. Dhe per ta realizuar, firma qe ka fituar tenderin e kamerave ka nenkontraktuar Albtelekomin.

Kompania e vetme e telefonise fikse ka marre persiper qe sinjalin e videos ta dergoje me kabell optik nga çdonjera prej 66 qendrave te numerimit te votave, drejt Tiranes. Albtelekom ka nje bosht nga veriu ne jug te kabllit optik dhe synon te realizoje keshtu nje arritje teknike per kushtet e Shqiperise. Fatura financiare e tere kesaj kontrate, qe nga kamerat e monitoret, e deri te kablli optik, rreth 1.4 milione euro.

Top Channel