U nda me te dashurin, var veten 16-vjecarja

01/05/2009 08:20

Nje 16-vjecare ka varur veten ne Zall-Herr te Tiranes, duke shkaktuar nje tragjedi ne familjen e saj.

Policia shprehet se ky vendim i adoleshentes mbetet ende i pashpjegueshem, pasi ajo njihej si nje vajze e qete, por dyshohet se ka pasur disa probleme sentimentale me nje te njohurin e saj. Ngjarja e rende eshte konstatuar nga nena e vajzes, kur ajo eshte kthyer nga puna.

Policia e Tiranes shpjegoi se Arlinda Peci e ka kryer kete veprim kur ndodhej e vetme ne shtepi. Prinderit kane shkuar ne pune si cdo dite dhe ajo nuk ka dashur te shkoje ne shkolle. Ka takuar vetem nje shoqen e saj, te ciles i eshte hapur dhe eshte shprehur se ishte merzitur, pasi ishte ndare me te dashurin.

Me pas, 16-vjecarja ka shkuar ne banese, ka marre nje litar dhe eshte varur ne nje peme te oborrit.

Top Channel