Irani vazhdon te mbetet sponsori kryesor i terrorizmit ne bote, thuhet ne raportin e Departamentit amerikan te Shtetit.
Sipas tij, roli i republikes islamike ne planifikimin dhe financimin e aktiviteteve te lidhura me terrorizmin ne Lindjen e Mesme dhe Afganistan, po kercenon perpjekjet per vendosjen e paqes ne bote.
Al Kaeda mbetet rreziku me i madh per SHBA-ne dhe perendimin, thuhet ne raportin e pervitshem, qe thekson gjithashtu se aktet terroriste ne Pakistan jane shtuar. Irani eshte akuzuar prej kohesh se mbeshtet militantet shiite ne Irak.
Irani i ka refuzuar ato c’ka shkruhen ne raport dhe ministri i Jashtem Manouchehr Mottaki tha se SHBA nuk ka te drejte te akuzoje te tjeret, duke pasur parasysh veprimet ne Abu Graib dhe Gjirin e Guantanamos.
Top Channel