Biden, gjate muajit vizite ne Kosove

01/05/2009 21:10

Shtepia e Bardhe tha se nenpresidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden do te udhetoje ne Ballkan kete muaj per bisedime me lideret politike dhe personelin e ushtrise amerikane.

Udhetimi i nenpresidentit Biden do te perfshije vizitat ne Kosove, Bosnje e Hercegovine dhe Serbi.

“Gjate vizites, nenpresidenti do te takohet me udheheqesit politike ne te tri vendet, si dhe me zyrtare amerikane dhe personelin ushtarak te Shteteve te Bashkuara te stacionuar ne rajon”, thuhet ne njoftimin nga zyra e nenpresidentit Biden.

Vizita e Biden ne tre vendet ballkanike do te filloje me 18 maj, ndersa zyra e tij tha se detajet tjera rreth saj do te behen publike me vone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA