“Basha”, Meta e Gjinushi vleresojne GJL

01/05/2009 17:40

Kryetari i PSD Skender Gjinushi dhe kryetari i LSI Ilir Meta dhane nje koment te shkurter lidhur me vendimin e nje dite me pare te Gjykates se Larte, qe hodhi poshte vendimin e gjykates se Tiranes dhe te Apelit per pushimin e ceshtjes ndaj nje deputeti sic eshte rasti i ministrit Basha.

“Vendimi i djeshem eshte i drejte pasi ministrat gjykohen drejtperdrejt nga Gjykata e Larte dhe futja e ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare dhe ne ate te Apelit per pelivanlleqe ishte e qellimshme. Tani prokuroria rifiton te drejten per te qene prokurori”, ka deklaruar Gjinushi.

Ndersa Meta e ka vene theksin tek pavaresia e institucioneve te drejtesise. “Kemi mbeshtetur dhe mbeshtesim pavaresine e gjyqesorit ne menyre qe qytetaret te pergjigjen njesoj para ligjit”, ka pohuar Meta.

Top Channel