Ka ndermend te apeloje denimin marinsi Charles Graner, i vetmi ushtar amerikan i denuar per torturat ndaj te burgosurve ne burgun Abu Ghraib ne Irak.
Sipas Graner, dokumentat mbi torturat te publikuara se fundmi nga administrata Obama tregojne se ai eshte bere nje “objektiv” i qeverise amerikane.
Ushtari, qe ndodhet ne burgun e Kansasit ku po shlyen nje denim 10 vjecar per keqtrajtimet ndaj te burgosurve irakene, akuzon edhe ish-presidentin Bush se ka qene ne dijeni te torturave.
“Presidenti George W. Bush eshte shtirur sikur nuk dinte gje, por ne te vertete ai e ka ditur gjithmone se cfare po ndodhte”, ka deklaruar Graner.
Avokatet e tij shpresojne se do te mund te fitojne nje mundesi apeli nga ana e drejtesise ushtarake.
Top Channel