Klandestinet e kthyer nga Greqia nisen serish

30/04/2009 12:15

Grupe klandestinesh te kapur nga policia greke, rinisin aventuren drejt malit dhe kufirit te gjelber, sapo mberrijne ne vend.

Edhe pse tentativat per te kaluar kufirin ilegalisht ne te shumten e rasteve perfundojne me kapjen e ketyre emigranteve te paligjshem nga ana e policise ne territorin e shtetit fqinj, shume prej tyre nuk shohin asnje te ardhme te sigurt ne token shqiptare, ku mungojne te ardhurat dhe punesimi.

Vete klandestinet tregojne se kane tentuar me dhjetera here te ikin nga mali, por edhe pse nje rruge e mundimshme, ku shpesh duhet te qendrojne me dite pa buke ne qeli pas rrugetimit te gjate.

Shifrat tregojne se cdo dite nga ana e pales greke kthehen nga Kapshtica te pakten 78 persona qe kane kaluar ilegalisht.

Top Channel