Turku, optimist per turizmin

29/04/2009 15:10

Turizmi kete vit jo vetem qe do te jete ne nivelin e nje viti me pare por pretendohet te jete ne rritje, edhe pse kriza ndihet kudo.

Ministri i Turizmit i sapo emeruar Ardian Turku shprehet mjaft optimist per numrin e turisteve qe pretendohet te hyjne vendin tone. Ne nje konference kombetare dedikuar Turizmit ai pranoi se vetem per tre mujorin e pare numri i turisteve ka arritur ne 7 per qind, me i madh se vitin e kaluar.

Por gjate kesaj konference u evidentuan dhe problemet qe prekin drejtperdrejte turizmin shqiptar, si papastertia e ujerave, ndotja e mjedisit perreth, pse jo dhe infrastruktura, te cilat kerkojne nje bashkepunim nderinstitucional.

Turku pohon se investimet kete vit per turizmin jane diku me lart se vitin e kaluar, e ndersa per ta pare vizitueshmerine e te huajve per 2009, na mbetet te presim ne fund te sezonit ku aparatet dixhitale per here te pare ne menyre, te pakontestueshme do te regjistrojne hyrjet e turisteve sipas kategorive.

Top Channel