Pikepyetjet e gripit te derrave

29/04/2009 04:55

Perse gripi i derrave ka shkaktuar viktima vetem ne Meksike dhe perse prek vetem te rinjte dhe njerezit me rezistente?

Keto jane dy nga pyetjet kryesore te ngritura ne lidhje me misterin e virusit vdekjeprures qe deri tani ka shkaktuar 152 te vdekur ne Meksike, nderkohe qe ne SHBA jane verejtur 64 raste te konfirmuara dhe asnje viktime.

“Jemi akoma ne fazat e para te hetimit dhe po perpiqemi te kuptojme perhapjen ne vendin tone ashtu sic edhe ne Meksike”, eshte shprehur zedhenesi i Qendres amerikane te Parashikimit dhe Kontrollit te Semundjeve.

Autoritetet ne Meksike raportojne per 19 te infektuar qe i kane mbijetuar semundjes, nderkohe qe numri i pergjithshem i te prekurve ne kete shtet eshte mbi 2 mije persona.

Top Channel