Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

29/04/2009 18:05

Ndonese epidemiologet rekomanduan mjekimin me tamiflu ne rast te shfaqjes se simptomave te para te gripit te derrit, ky medikament nuk gjendet ne asnje farmaci.

“Ne farmacine tone nuk kemi tamiflu. Kemi pasur kur ishte gripi i shpendeve, por tani jo”, deklaron farmacisti Florian Marku.

Te njejten gje pohon edhe farmacistja e nje dyqani tjeter. “Aktualisht nuk kemi, jepet me recete dhe rrjeti farmacist duhet te kete, por aktualisht nuk kemi”, thote Vasilika Gjeci.

Zevendesministri i Shendetesise Arben Ivanaj sqaron se ky medikament ndodhet stok ne disa institucione shendetesore dhe mund te shperndahet sapo te dyshohet rasti i pare.

“Tamiflu eshte per trajtimin e te semurit me infeksion. Shqiperia ka aq sa per te kuruar 100 paciente, por jemi shume larg kesaj situate. Ilaci eshte stok por ne jemi te gatshem ta cojme ate ne cdo cep te Shqiperise brenda dy oreve”, ka pohuar Ivanaj.

Ne Ministrine e Shendetesise eshte zhvilluar nje tjeter mbledhje per planin e veprimit, ku i kerkohet te gjitha qendrave shendetesore te jene ne gadishmeri qe ne cdo rast te kete shtreter te lire.

Top Channel