Gripi i derrave, nuk ka kontrolle ne kufi

29/04/2009 11:55

Organizata Boterore e Shendetesise i kerkoi Shqiperise te merrte masa per t’u mbrojtur nga gripi i derrave.

Mengjesin e sotem rezulton se ne doganat me te medha te vendit asnje udhetar qe ka hyre ne Shqiperi nuk eshte verifikuar sipas ketij plani masash.

Nga verifikimi i korrespondenteve te Top Channel ne disa nga doganat me fluksin me te madh ne vend, rezulton se asnje plan masash nuk u eshte derguar ne terren specialisteve.

Keshtu ne pikat e kalimit kufitar te Kapshtices, Kakavijes, porti i Vlores, Porti i Durresit, Dogana e Morines dhe ne Qafe-Thane asnje nga udhetaret nuk eshte verifikuar sic u urdherua nje dite me pare.

Ndersa kerkohej qe prane cdo pike te kishte sanitare dhe policia te verifikonte nese udhetaret vinin nga vendet e prekura, asnje veprim i tille nuk eshte bere.

Prane doganave thuhet se masat e kontrollit do te nisnin gjate dites por me mijera udhetare qe zbriten mengjesin e sotem ne portin e Durresit dhe Vlores nuk jane kontrolluar.

Top Channel