Fletet e votimit, KQZ: Edhe firma shqiptare

29/04/2009 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ndermend te perjashtoje firmat shqiptare nga gara per fletet e votimit.

“KQZ ndjek zhvillimin e tenderit te hapur dhe ne te mund te marrin pjese shume kompani”, u shpreh zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli.

Vendimi i KQZ per fleten e votimit ka mbajtur parasysh kushtet e percaktuara ne nenet 97 dhe 98 te Kodit Zgjedhor dhe ka percaktuar disa specifikime teknike ne lidhjen e me llojin e letres, dimensionet e fletes se votimit, llojin dhe trashesine e germave, numrin serial te fletes dhe elementet qe do te figurojne ne fleten e votimit. Ne perfundim, fleta e votimit duhet te kete paraqitje.

“Cilado kompani fituese eshte e detyruar te zbatoje specifikat teknike qe ka vendosur KQZ-ja qe do te supervizohen nga specialiste per te pare nese ato i permbushin pikerisht keto specifika”, shpjegoi Olli.

Ne KQZ, thone se ne rast se tenderi do te perzgjedhe nje firme shqiptare, vezhguesit e partive do te autorizohen te mbikeqyrin procesin qe ne shtypshkronje.

Top Channel