Zgjedhjet e 28 qershorit, regjistrohen 30 parti

28/04/2009 08:00

Partite politike qe duan te marrin pjese ne garen elektorale te 28 qershorit kane afat deri sot ne mesnate per t’u regjistruar prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Deri tani prane ketij institucioni qe shqyrton dokumentacionin e dorezuar prej partive rezulton se jane regjistruar 30 parti parlamentare dhe joparlamentare. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kane respektuar afatin duke dorezuar dokumentin e regjistrit disa dite para afatit, nderkohe qe nga 14 parti parlamentare nuk jane regjistruar ende LSI, PR, PSD, PDS.

Pjesa tjeter e listes perbehet nga parti joparlamentare si PLL-ja, Levizja Per Zhvillim Kombetar, G99, Balli Kombetar Demokrat. Mes ketyre partive rezulton si garuese Partia Komuniste me kryetar Hysni Milloshin.

Pritet qe gjate dites se sotme te tjera parti te dorezojne dokumentacionin e regjistrimit ndersa pasdite KQZ do te zhvilloje mbledhjen e radhes ku do te miratoje projektvendimin per regjistrimin e partive politike per zgjedhjet e 28 qershorit.

Pas regjistrimit te partive politike kodi parashikon edhe regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Çdo parti politike duhet te paraqese kerkesen per t’u regjistruar si subjekt zgjedhor ne KQZ jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve.

Top Channel