Virusi i derrave, SHBA dhe Britania: Evitoni Meksiken

28/04/2009 03:20

Shtohet alarmi per virusin e derrave. Departamenti amerikan i Shtetit ka leshuar alarmin dhe u kerkon shtetasve amerikane qe te evitojne udhetimet e panevojshme ne Meksike per te shmangur infektimin me gripin vdekjeprures.

Alarmi, i cili per momentin nuk parashikon mbylljen e kufirit, do te mbetet ne fuqi deri ne 27 korrik te 2009-es.

Te njejten keshille ka dhene edhe qeveria britanike, ne menyre qe te evitohet kontakti me semundjen qe deri tani ka shkaktuar 149 te vdekur ne Meksike.

Top Channel