Gripi i derrave prane pandemise

28/04/2009 15:10

Vetem disa ore na ndajne nga pandemia e gripit te derrave.Perhapja me shpejtesi e virusit ne Amerike, Azi dhe Europe ka alarmuar Organizaten Boterore te Shendetesise, e cila konfirmon se kemi mberritur ne shkallen e 4 te pandemise.

“OBSH vlereson se pandemia eshte ne fazen e katert, kohe ne te cilen duhet te nderhyjme”, u shpreh Silva Bino, nga Departamenti i Semundjeve Infektive.

Nje tjeter mbledhje urgjente eshte zhvilluar me drejtues te Shendetit Publik dhe epidemiologe te te gjitha rretheve per te rritur survejancen, si dhe per te kerkuar bashkepunim e policise ne te gjitha pikat kufitare.

Nje tjeter rekomandim eshte furnizimi i te gjitha pikave farmaceutike me antivirale, kryesisht Tamiflu, i cili ka efekt vetem nese perdoret brenda 48 oreve nga fillimi i infeksionit.

Zyrtarisht deri me tani jane konfirmuar 2300 raste te prekur, por numri i tyre mendohet te jete edhe me i madh.

Sipas specialisteve nese pandemia do te ndodhe ajo zgjat deri ne 8 jave dhe sipas parashikimeve mund te preke 500 vete ne dite dhe ne kulmin e saj vdekshmeria shkon ne 20 ne dite.

Por deri me tani vetem ne Meksike ka patur te vdekur nga ky virus ndersa ne SHBA rastet kane qene me te lehta. OBSH njofton se ka nisur te punohet per nje vaksine, e cila kalon nje afat prej tre muajsh.

Top Channel