Bie konsumi i ushqimeve

28/04/2009 16:40

Konsumi i prodhimeve bujqesore eshte goditur nga kerkesa e ulet e konsumatoreve. Tregtaret e importit thone se furnizimet nuk jane me te shpeshta dhe ne sasi te medha.

Renia e blerjeve eshte reflektuar edhe te cmimet. Qytetaret kane shkurtuar shpenzimet per blerjen e produkteve bujqesore duke ndikuar ne uljen e cmimeve, qe gjithsesi krahasuar me nje vit me pare, mbeten ende te larta.

Te dhenat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojne se ritmi i rritjes se arketimeve nga TVSH gjate tre muajve te pare te ketij viti ka rene me rreth 10 here krahasuar me nje vit me pare duke reflektuar sipas eksperteve tkurrje te aktivitetit ekonomik, per shkak te krizes.

Renia e konsumit te produkteve bujqesore eshte shenje, se kriza po futet edhe ne tryezen e familjeve shqiptare.

Top Channel