Berat, policia sekuestron 90 kg marijuane

28/04/2009 17:45

Policia e qytetit te Beratit, ne nje operacion anti-droge te kryer diten e sotme ka sekuestruar 90 kilograme lende narkotike te tipit marijuane, si dhe ka arrestuar nje person.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave sasia e droges ishte fshehur ne nje makine tip fuoristrade, nderkohe qe personi qe ka perfunduar ne pranga eshte drejtuesi i saj, shtetasi Ervin Salihaj.

Sipas burimeve, provat e sekuestruara gjate operacionit i kane kaluar prokurorise se rrethit per hetime te metejshme.

Top Channel