Aplikimi, Maqedonia pershendet Shqiperine

28/04/2009 18:50

Qeveria e Maqedonise permes zevendeskryeministrit Ivica Bocevski, pergjegjes per ceshtjet e integrimit, ka pershendetur pasditen e sotme Shqiperine per aplikimin per statusin e kandidatit ne BE.

Bocevski eshte shprehur se ky eshte nje hap qe kontribuon ne perforcimin e metejshem te paqes dhe stabilitetit te rajonit te Ballkanit.

“Eshte ne interes te paqes, stabilitetit dhe zhvillimit qe Ballkani perendimor te anetaresohet sa me shpejt ne familjen evropiane, duke plotesuar keshtu mozaikun e BE-se”, thuhet ne mesazhin e Bocevskit.

Ai ka shtuar me tej se Maqedonia do t’i ofroje ndihmen e saj te gjitha vendeve te rajonit qe kane prirje per t’u afruar me familjen evropiane.

Top Channel