“Orgji” kokaine ne qender te Tiranes

28/04/2009 08:40

“Orgji” kokaine, heroine, ekstazie dhe hashashi ne mes te Tiranes. Mbi 20 te rinj jane mbledhur ne nje vile prane qendres se kryeqytetit, ku jane gjetur duke konsumuar lende narkotike dhe alkool ne menyre kolektive.

Policia ka arrestuar kater prej tyre, pasi dyshohen se ishin organizatoret e ketij aktiviteti dhe ka shoqeruar 20 te tjere. Te shoqeruarit, femra dhe meshkuj i perkasin moshes se re 17-24 vjec.

Informacioni i pare ka mberritur ne polici nga banoret e zones, te cilet kane degjuar zhurma te shumta dhe kane kerkuar ndihmen e policise per te risjelle qetesine ne oret e vona te mbremjes. Pas kontrollit eshte zbuluar nje sasi hashashi, ndersa neper dysheme disa tableta, ne te cilat mendohet se ka pasur ekstazi.

Shume prej te rinjve brenda baneses u ishin skuqur syte dhe kishin shenja te tjera te perdorimit te droges. Pas kryerjes operacionit, i cili u kodua me emrin “Mesnata”, u arrestuan katër persona, ndërsa 20 të tjerë u lanë të lirë, pasi ishin thjesht përdorues.

Top Channel