“Fort Dix”, sot vendimi per tre shqiptaret

28/04/2009 16:50

Nje gjykate ne Nju Xhersi te SHBA pritet te shpalle sot vendimin ndaj pese personave, 3 prej te cileve shqiptare, qe kishin planifikuar sulme terroriste kunder bazes ushtarake “Fort Dix”.

Gjykata do te vendose per te akuzuarit Dritan, Shain dhe Elvir Duka, te tre emigrante nga Dibra e Madhe, si dhe per shtetasin turk Serdar Tartar dhe ate jordanez Mohamad Ibrahim Shneuer.

Ne tetor te vitit te kaluar, te peste personat u shpallen fajtore nga juria, nderkohe qe sot pritet te shpallet vendimi per denimin e tyre. Ata rrezikojne edhe burgim te perjetshem.

Ceshtja e planifikimit te sulmit ndaj bazes “Fort Dix”, qe merret me rekrutimin e kadeteve, u zbardh nga deshmia e dy shqiptareve te tjere, Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli, si dhe nga nje tjeter shqiptar qe punoi si i infiltruar per llogari te FBI-se.

Top Channel