Rama: Programi i PS-se, objektiv

27/04/2009 16:25

Turi i kryetarit te opozites Edi Rama per prezantimin e programit qeverises eshte fokusuar ne zonat rurale, pasi Partia Socialiste e sheh domosdoshmerine e nje fshati te zhvilluar.

Ne komunat Bucimas te Pogradecit dhe Hocisht te Korces ne juglindje te vendit, zoti Rama i shoqeruar nga drejtuesit e larte te selise roze, Majko, Blushi, Dalipi dhe Ahmetaj argumentoi se me krijimin e agjencise se biznesit agrar do te kete impute bujqesore te kontrolluara. Kryetari socialist zbuloi dhe nje tjeter objektiv ne Bucimas.

“Do t’i kthejme kursimet e emigranteve ne kursime qe do te sherbejne si investime per fshatin”, u shpreh Rama.

Ne takimin me fermere ne Hocisht shefi i socialisteve tha se programi qeverises ka premtime qe do te realizohen.

Socialistet po thone ne kete tur parazgjedhor se objektivi i tyre mbetet, ndryshimi i se ardhmes per femijet, pasi sic tha kryetari i opozites se Shqiperia eshte e varfer dhe e papune dhe se forca politike qe ai drejton nuk do te lejoje qe vendi t’u mbetet keshtu edhe femijeve tane.

Top Channel