Kosove-Shqiperi, bashkepunim edhe ne drejtesi

27/04/2009 13:35

Ministrja e Drejtesise se Kosoves, Nekibe Kelmendi ka deklaruar gjate nje takimi me homologun shqiptar Alibeaj, se dikasteri qe ajo drejton ka nevoje per eksperience sidomos ne fushat e sherbimit noterial, mjekesise ligjore, si edhe sistemin e burgjeve.

Me nje grup specialistesh dhe drejtuesish kosovare, Kelmendi ka zhvilluar ne Tirane, te paren vizite zyrtare per te vendosur piketa bashkepunimi ne fusha te caktuara.

Nderkohe qe hartimi i nje memorandumi te perbashket ne fushen e mjekesise ligjore, eshte nje nder pikat me te rendesishme.

Ne baze te ketij memorandumi eksperte nga te dyja vendet do te marrin pjese ne ekspertizat e trupave te zhvarrosur ne te dyja vendet.

Alibeaj ka deklaruar gjate takimit se ekipi i tij do te ndihmoje Kosoven, ne cdo fushe, ndersa do te shkembeje me te informacion ne lidhje me institucionin e denimeve alternative, ku edhe Shqiperia eshte me eksperience te paket.

Top Channel