Gripi i derrave, alarm ne Shqiperi

27/04/2009 19:25

Alarmi i gripit te derrit mberrin edhe ne Shqiperi. OBSH e konsideron situaten alarmante ndaj kerkon rritje te vemendjes ne te gjitha institucionet shendetesore dhe pikat e kalimit kufitar. Nuk rekomandohen kufizime te udhetimeve.

“Eshte nje situate e rrezikshme. OBSH e konsideron si nje situate me impakt serioz ne shendetin publik dhe eshte nje ngjarje jo e zakonshme. Ketyre rregullave u permbahemi edhe ne per shkallen e vigjilences”, deklaron Silva Bino, nga Instituti i Shendetit Publik.

Bino sqaron se gripi njihet si gripi i derrave, por ne fakt ka marre permasa humane pasi perhapet nga njeriu tek njeriu. Ai ka shenja te njejta si grip i zakonshem, temperature te menjehershme, dhembje fyti, dobesi dhe diare.

Sipas specialisteve, eshte nje virus i ri i kombinuar me  gene te virusit  te derrave  A/H1N1, i pa hasur here tjeter ne bote dhe qe prek moshen e te rriturve.

“Eshte nje virus qe ka ne permbajtje komponent te virusit te gripit te derrave dhe shpendeve. Eshte nje virus i ri qe perhapet permes rruges respiratore dhe kontaktit. Nuk duhet peshtyre ne toke”, shton Bino.

Specialistet thone se per kete virus nuk ka vaksine  per njerezit, vetem per derrat, por mjekimet me antivirale kane dale te suksesshem.

Nga ana tjeter specialistet thone se ky virus nuk merret nga konsumi i mishit te derrit. Por gjithesesi ata qe merren me rritjen e tyre duhet te respektojne te gjitha parametrat e higjenes ne ambientet e tyre.

Top Channel