Fluturon ulet avioni, panik ne NY

27/04/2009 18:45

Nje avion i tipit “Boeing 747” ka fluturuar sot ne kuote te ulet mbi Nju Jork, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e shume personave qe ndodheshin ne katet e larta te gratacelave.

Behej fjale per nje avion te Shtepise se Bardhe qe shoqerohej nga dy avione ushtarake.

Mjeti ishte duke bere fotografi ne nje mision te organizuar nga qeveria federale.

“Javen e shkuar autorizova nje mision fluturimi mbi Nju Jork dhe per kete mbaj te gjithe pergjegjesine”, eshte shprehur Louis Caldera, drejtori i zyres ushtarake ne Shtepine e Bardhe.

“Eshte normale qe misioni krijoi konfuzion dhe shqetesim”, shtoi ai.

Top Channel