Fatura e nje vizite

27/04/2009 20:15

Kabineti i kryeministrit Berisha ka firmosur per here te trete  brenda ketij viti nje marreveshje ne favor te shtetit fqinj grek.

Gjate vizites se kryeministrit Karamanlis ne Tirane, ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis qe e shoqeronte, firmosi se bashku me homologun Lulzim Basha nje marreveshje per kufijte ne detin Jon, qe ndan dy vendet ne jugperendimin shqiptar.

Greqia do te perfitoje nga kjo marreveshje 6 milje detare, si pasoje e ngushtimit te ujerave nderkombetare te cilet qe nga dita e sotme do te jene greke.

Gjithesesi, kjo favorizon edhe peshkimin grek. Nje tjeter marreveshje ekonomike politike ne favor te Greqise ka qene ajo e blerjes nga operatori kryesor grek i telefonise celulare “Cosmote” edhe te 12,6 % te aksioneve te AMC qe i takonin shtetit shqiptar, duke e cuar kete kompani pothuajse ne pronesine e plote me 95,5 perqind te aksioneve.

Shtypi grek i se dieles shkruante se, “Cosmote” deklaroi nje dite me pare perfundimin e transfertes se nje tjeter pjese te AMC-se, teksa marreveshja mori cdo aprovim te nevojshem nga rregullatori dhe autoritetet shteterore shqiptare.

Cmimi qe iu desh “Cosmote” te paguante per kete pjese aksionesh ishte 48,2 milione euro. Kjo vjen vetem nje dite pasi Parlamenti shqiptar aprovoi licensen e katert te telefonise celulare, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Ne shkurt, me viziten e pare te Bakojanis ne Shqiperi ishte firmosur mes dy Ministrive te Mbrojtjes edhe nje marreveshje me karakter politik per ngritjen e varrezave te ushtareve greke ne Shqiperi, kryesisht te vendosura ne juglindjen e vendit, per te cilen Greqia ishte teper e interesuar prej kohesh.

Nderkohe qe ne te vetmin veprim politik ku Greqia ka ndikuar ne favor te Shqiperise ka qene vota pro ne grup per hyrjen e Shqiperise ne NATO. Si gjithmone, edhe kete here ceshtja came kaloi ne heshtje.

Nje hap prapa me qeverite e meparshme, te cilat se paku e kishin cuar ne nje nivel teknik, deri ne ngritje komitetesh te perbashketa pune, si ai ne kohen e qeverise Nano, ne vitin 2004.

Top Channel